Takimi APA(American Psychological Associaton) – ShoPsiKo (Shoqata e Psikologëve të Kosovës), përkrahje për OPK, ftesë kryetarit të ShoPsiKo për tju zhvilluar seminar divizonit të APA
U finalizua me sukses takimi në mes të Asociacionit të Psikologëve Amerikan (APA) dhe Shoqatës së Psikologëve të Kosovës, takim i cili rezultoi frytdhënes në shumë aspekte.
Kryesuese e delegacionit 8 anëtarësh të APA (American Psychological Associaton) ishte drejtoresha Amanda CLINTON, ndërsa Shoqata e Psikologëve të Kosovës ishtë në përberje Ilir HAVOLLI, kryetar i ShoPsiKo, Edelina SMAKAJ, kryetare e bordit dhe Rita BALA, anëtare e kryesisë.
Pas elaborimit më detaje të gjëndjes së psikologjisë në Kosovë, nga kryetari i ShoPsiKo, dhe hapave të ndërmarrë nga ShoPsiKo për ta futur psikologjine në Kosovë në binare institucionale, APA (American Psychological Associaton) ofron përkrahje më eskpertiz ligjore-juridike për finalizimin më sukses të Odës së Psikologëve të Kosovës, rrugë e pandalshmë e Shoqatës së Psikologëve të Kosovës.
Poashtu, u tregua gatishmëri që APA të na ndihmojë më teste psikologjike dhe shumë shpejt edhe me standardizime.
Ajo që ishte vërtet mbresëlënëse, ishte ftesa që iu bë kryetarit të Shoqatës së Psikologëve të Kosovës, Ilir HAVOLLI, për tju zhvilluar seminare divizionit të APA, e cila do të ndodhë shumë shpejt.
Kjo ftesë erdhi si pasojë e sukseseve të ShoPsiKo, suksese të cilat edhe u potencuan edhe nga APA, gjë e cila nneve na forcon dhe motivon akoma më shumë në rrugen e drejtë qe jemi duke e vazhduar.