KURS TRAJNIMI MBI TERAPIN ABA- TIRANË – 07.03.2020 – Hotel Oxford.
KURS TRAJNIMI MBI TERAPIN ABA- TIRANË – 07.03.2020 – Hotel Oxford.
Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë – Trajnim ndërkombëtar, 60 ore, bazuar mbi parimet e metodes ABA
“TRAJTIMI I AUTIZMIT DHE VËSHTIRËSIVE TJERA TË ZHVILLIMIT, BAZUAR NË PARIMET E METODES ABA”
Ky trajnim do te fillon më 07 Mars 2020 dhe do te vazhdoje 60 ore trajnim, dhe ka karakter teoriko-praktik-interaktiv.
-Trajnimi mbahet në Hotel Oxford – TIRANË
Trajnues: C.Phd Lorela Garuli , Psikologe Keshillimi dhe terapiste për fëmijë
Mp. & Mr.sc Ilir Havolli, Psikolog Klinik, Trajner i çertifikuar ndërkombëtar për shëndetin mendor.
-Të drejte pjesëmarrje kanë #PSIKOLOG, #TERAPISTË, #LOGOPED, #DEFEKTOLOG, #EDUKATOR, #PROFESIONIST #SHËNDETËSOR, #STUDENT, #PRINDER QË KANË FËMJE ME VEËSHTIRESI TË ZHILLIIMIT, etj dhe të gjithë PROFESIONISTET SHËNDETËSOR
-I akredituar nga OIK Kosovë, kredite të pranuara nga QKEV Shqipëri
Pjesëmarrja passive 20 kredite // Pjesëmarrja active 30 kredite
Çmimi është 200 euro, dhe ka mundësi pagese më keste
Rreth trajnimit:
Terapia ABA është analiza e aplikuar e sjelles, një fushë e Psikologjisë e fokusuar në analizimin dhe përmitësimin e sjelljes njerëzore, si dhe në lehtësimin e problemeve specifike psikologjike që përfshijnë: socializimin, punën, aftësitë akademike, rutinën e përditshme, kujdesin për vetën, gjuhën dhe aktivitetet e kohës së lirë që përmirësojnë cilësinë e jetës së tij dhe familjes.
Analiza e Sjelljes së Zbatuar (ABA) është një terapi e bazuar në shkencën e të mësuarit dhe sjelljes. Analiza e sjelljes na ndihmon të kuptojmë: Si funksionon sjellja Si ndikohet sjellja nga mjedisi Si zhvillohet mësimi Terapia ABA zbaton të kuptuarit tonë se si sjellja funksionon në situata reale. Qëllimi është të shtojmë sjelljet që janë të dobishme dhe të zvogëlojnë sjelljet që janë të dëmshme ose ndikojnë në mësim
Programet e terapisë ABA mund të ndihmojnë: Rritja e aftësive gjuhësore dhe të komunikimit Përmirësoni vëmendjen, përqendrimin, aftësitë sociale, kujtesën dhe akademikët Ulja e sjelljeve problemore Metodat e analizës së sjelljes janë përdorur dhe studiuar për dekada. Ato kanë ndihmuar shumë lloje të nxënësve të fitojnë aftësi të ndryshme – nga mënyra e jetesës më e shëndetshme e deri te mësimi i një gjuhe të re. Terapistët kanë përdorur ABA për të ndihmuar fëmijët me autizëm dhe çrregullime të lidhura me zhvillimin që nga vitet ’60.
Kush përfiton nga kjo terapi?
Jo vetëm fëmijët me çrregullim të spektrit të autizmit, por edhe ata me çrregullime të vëmendjë dhe hiperaktivitetit (ADHD, çrregullimet e të nxënit, vonesat e gjuhës e të folurit, si dhe vështiresite tjera zhvillimore.
=Rezervo: +383-49-836-643 // 068-589-0510 // 068-352-6227
email: info@shopsiko.com
**Çmimi 200 euro.