Shoqata e Psikologëve të Kosovës dhe Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë, tash e 2 javë ofron këshillime dhe mbështjetje psiko-emocionale online, pa pagesë.
Shoqata e Psikologëve të KosovësdheShoqata e Psikologëve të Shqipërisë, ka formuar ekipin e psikologëve që ofrojn këshillime dhe mbështjetje psiko-emocionale në formë kibernetike për qytetarët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonis Veriore, Kosovës Lindore, Malit të Zi.
Si pasojë e gjendjes stresante të krijuar si pasoj e COVID-19 virusin që ka pushtuar botën. Psikolog nga ShoPsiKo në Kosovë dhe nga ShoPsiKo në Shqipëri, bashkohen për të dhënë këshillime psikologjike online pa pagese, për përsonat në Kosovë, Shqipëri, Maqedonin veriore, Kosovën Lindore dhe Mal të zi.
Këta Psikologe, të rreshtuar rreth Shoqatës së Psikologëve të Kosovës dhe Shoqatës së Psikologëve të Shqipëris, janë anëtarët e zellshëm të ShoPsiKo në Kosovë dhe në Shqipëri, të cilët më vullnetin e tyre të pashoq dhe më profesionalizmin e tyre, gjëndën pranë populatës edhe këto ditë për tju mundësuar atyre që të përballojnë sa më sukses situaten stresante dhe anksioze të krijuar si pasojë e COVID 19.
Duke mos cenuar asnjëherë privatësin e klientëve që marrin Këshillime Psikologjike, dhe duke u përmbajtur më përpikmëri etikes profesionale, këta Psikolog po japin një shëmbull për të gjithë, se si duhet të jet roli i Psikologut, i cili jep shërbime Psikologjike në 5 shtete, pa dallim etnije, gjuhe, feje e kombësie, duke mos bërë dallimin mes vijave ndarëse administrative – kufirit, dhe duke treguar më këtë punë, një gjest heroik, së Këshillimi Psikologjik, i cili është dëtyre e Psikologut, nuk bën dallime kulturore.
Psikolog nga Shqipëria dhe nga Kosova, bëjnë ndërthurjen ë rastëve, duke I trajtuar më profesionalizëm, dhe njëherëit duke u bere keshtu nje shembull unifikues për rajonin.
ShoPsiKo Kosovë dhe ShoPsiKo Shqipëri, ndjehët krenar për këta bij e bija që mbajnë me krenari titullin Psikolog, të cilët janë vlera e çmuar e konbit Shqiptar.
Këta profesionist të shëndetit mendor, mund ti kontaktoni në formë elektronike email, rrjete sociale ose numër telefoni.
Vlen të potencohet, se ofrimi ndihmave të tilla psikologjike janë vullnetaret dhe pa asnjë interes përfitimi material ose personal.
Psikologët do jenë në dispocioni 24 orë ne emaile kurse me kohë të limituar në telefon (10:00 deri ora 17:00)
Këto dy shoqata, të udhehequra nga kryetari i tyre, Ilir Havolli, Psikolog Klinik, dhe përkrahur fuqishëm nga anëtarët me bagazh profesional, në Kosovë dhe në Shqipëri, që nga themelimi i tyre, kanë realizuar dhe i janë përmbajtur më përpikmeri statutit dhe misionit të saj, dhe në vazhdimësi kanë treguar dhe po tregojnë se janë shumë afër popullit, duke treguar kështu se ata kanë lindur nga populli, dhe janë pjesë e çmuar e Shoqërisë Shqiptare.
Shoqata e Psikologëve të Kosovës dhe Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë, kanë qënë dhe do jenë përherë aty ku populli ka nevojë.
Kryetari Ilir Havoli, ju falënderon për mbështetjen tuaj, popullit dhe gjithë anëtarëve të saj, duke ju uruar shëndet në familje, reflektim, maturi e qetësi.
Vetëm së bashku mund të ja dalim.
Më respekt ShoPsiKo