Këshillime Psikologjike pa pagesë, që nga 13 Marsi, për Kosovë, Shqipëri, Malin e Zi, Maqedonin Veriore, Kosovën Lindore
Falënderim për Psikologët tanë, të cilët i japin vlera ShoPsiKo në Kosovë dhe në Shqipëri.
Që nga fillimi i pandemisë, përkatësisht që nga shfaqja e rastit të parë më 8 Mars më Covid 19 në Shqipëri, ShoPsiKo ka formuar grupin e Psikologëvë të cilët janë marrë më këshillime psikologjike online.
Këto këshillime kanë kaluar parashikimet dhe vëndosjen e orarit të përcaktuar, duke ofruar kështu shërbime psikologjike 24 ore në ditë.
Psikolog nga Kosova dhe nga Shqipëria, anëtarë të ShoPsiKo, i janë bashkuar kësaj nisme, duke ofruar kështu sherbim psikologjike 24 ore në ditë, për 5 shtetet e rajonit, Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi, Mqedonia Veriore dhe Kosova Lindore.
Në përbërje të ekipit të psikologëvë janë profesioniste të fushës, më përvoje disa vjeçarë në fushën e Psikologjisë, duke siguruar kështu një siguri maksimalë në shërbimet e ofruara.
Deri më tani janë ofruar këshillime Psikologjike për shumë persona, mosha të ndryshmë dhe problematika të ndryshmë.
Të gjitha kontaktet janë konfidenciale dhe do të ndjeken në vazhdimësi nga psikologet e ShoPsiKo.
Shoqata e Psikologëve të Kosovës dhe Shoqata e Psikologëve të Shqipërise, janë dy organizata jotitmprurëse që funksionojn në Kosovë dhe në Shqipëri ë nga vitit 2017-2018.
Që nga themelimi e deri me sot, këto dy organizata kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë sa më pranë shtreses sociale, duke prekur kështu pjesën më delikate të shoqëris,
Kjo është vertetuar në vazhdimësi, ndërsa vazhdon të vërtetohet edhe në këtë kohë pandemie, duke qëndruar pranë përsonave në nevojë më ofrimin e shërbimeve psikologjike pa pagesë.
Autori: ShoPsiKo…