skip to Main Content
+383 49 836 643 info@shopsiko.com Webmail
Testi Projektiv-HTP, 13 Maj // Testi Warteg, 18 Maj

Testi projektiv-HTP, 13 Maj // Testi Warteg, 18 Maj

#ShoPsiKo #Kosovë & #Shqipëri-Trajnimet e radhës
Shoqata e Psikologëve të Kosovës & Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë
Trajnim online më datë 13 Maj dhe 18 Maj:
1= **TESTI PROJEKTIV I PERSONALITETIT -HTP-SHTËPI, PEMË, NJERI* – e Mërkure – 13 Maj, ora 15:00 – 18:00,– aplikacioni Zoom
=Çmimi për Kosovë është 15 euro, ndërsa për Shqipëri 2000 lekë të reja.
2= **TESTI WARTEG* – e Hënë – 18 Maj, ora 15:00 – 18:00,– aplikacioni Zoom
=Çmimi për Kosovë është 15 euro, ndërsa për Shqipëri 2000 lekë të reja.
=Pagesa për Kosovë behet ne llogarin-NLB- 17-08-0016000983.81
=Ndërsa pagesa për Shqipëri, bëhet duke kontaktuar nr +383-49-836-643 (Warsap-Viber), dhe merr kodin e pagesës.
=Pas pagesës nga ana juaj, ju do pranoni kodin i cili ju lidh me trajnimin. Njekohesisht ju duhet ta shkarkoni aplikacionin zoom ne telefonin tuaj apo pajisjen që do e perdorni.
Materialet dhe çertifikata e trajnimit do ju dergohen të skanuara në email, pas përfundimit të trajnimit, në afat 3 ditor.
Trajnuese: Lorela Garuli, Psikologe këshillimi dhe për fëmije…

Rezervo: +383-49-836-643

Rreth trajnimit 1:–Testi House-Tree-Person (HTP) është një test projektiv i dizajnuar për të matur aspektet e personalitetit të një personi. Testi mund të përdoret gjithashtu për të vlerësuar dëmtimin e trurit dhe funksionimin e përgjithshëm mendor. Testi është një mjet diagnostikues për psikologët, edukatorët dhe punëdhënësit klinikë. Vizatimi është një formë shprehjeje e si i tillë vlen si një mjet i mirëfilltë komunikimi..
Vizatimi tek fëmijët, ashtu si të gjitha format e tjera të zhvillimit intelektual, shprehet sipas disa stadeve e hapave që janë në përputhje me moshën dhe nivelin mendor të tij.
Është një matës shumë i mirë i disa elementëve të zhvillimit: i motorikës, iniciativës, imagjinatës, lirshmërisë, shkathtësisë, mprehtësisë, mënyrës sesi percepton dhe pasqyron botën, i informacioneve që fëmija ka mbi tema të caktuara, kontekstit social, kulturor dhe ekonomik të tij.
Duke vizatuar, fëmija materializon dhe konktretizon botën e tij të brendshme. Është lojë dhe art, por duke vizatuar fëmija njëkohësisht shpreh atë që sheh, që mendon, që dëshiron dhe që e shqetëson. Vizatimet e fëmijëve mund të interpretohen për të kuptuar disa dimensione: si e shohin veten, raportin me prindërit, elementë të vetëvlerësimit e të mekanizmave mbrojtës, si e marrin dashurinë, si përqasen ndaj marrëdhënieve me të tjerët.
Në përgjithësi ky test administrohet si pjesë e një sërë testesh personaliteti dhe të inteligjencës, si testet Rorschach, TAT (ose CAT për fëmijët), Bender dhe Wechsler. Ekzaminuesi integron rezultatet e këtyre testeve, duke krijuar një bazë për vlerësimin e personalitetit të subjektit nga perspektiva kognitive, emocionale, ndër-dhe ndërpersonale.

Rreth trajnimit 2:-TESTI I WARTEGG
Është një test projektiv gjysmë i strukturuar, i cili mban emrin e krijuesit të tij, Wartegg. Ky test përbëhet nga një tabelë, e cila është e ndarë në 8 kutiza/pjesë. Në secilën prej këtyre pjesëve, ka nga një shenjë, pikë, vijë, fragment linje mbi të cilat individi do të realizojë nga një vizatim. Testi është hartuar në mënyrë të tillë që këto shenja janë të ndryshme mes tyre, duke synuar të nxisin impulse motore gjithashtu të ndryshme, të lidhura me aktivitetin e disa zonave të caktuara psikike.
Testi i Wartegg ka gjetur përdorim si instrument matës në studime të ndryshme, duke qenë se është një test projektiv që teston variabla të personalitetit; raportet interpersonale, strukturën e Uni-t, menaxhimin e ankthit, aftësinë për të marrë vendime e zgjidhur probleme.
Pasi përfundon kryerja e vizatimeve, fëmija ftohet të shpjegojë se çfarë është ajo që ka vizatuar nga e para tek e teta. I kërkohet të vendosë nga një emër, nga një karakteristkë të secilit vizatim dhe i drejtohen disa pyetje.

Rezervo: +383-49-836-643

Back To Top