Në emër të njerëzores, etikes dhe profesionalizmit
Që nga data 08 Mars, pra ka pothuajse tre muaj që kur Shoqata e Psikologëve të Kosovës dhe Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë ofrojn shërbime online pa pagesë për qytetarët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonis së Veriut, Malit të Zi, Kosovës Lindore. E gjithë kjo për shkak të vështirësive emocionale që mund ti kenë ata si pasoj izolimit dhe ndryshimit të rutinave ditore nga pandemia COVID-19.
Që nga dita e parë e deri më sot psikologëve të shoqatës të angazhuar vullnetarisht u janë lajmëruar qindra raste nga më të ndryshmet. Disa raste më të lehta e disa të tjera më sfiduese ku jo vetëm që psikologë tanë kanë bashkëpunuar në mes vete por bashkëpunimi ka qenë edhe me organet tjera kompetente.
Është sfiduese për të gjithë ne që përveç që kemi barrën e vet-izolimit, ngarkesave dhe përgjegjësive ditore e familjare të gjejm kohë dhe hapësirë për të gjithë qytetarët tanë që kanë vështirësi të çfarëdo lloj natyre.
Shoqata ka filluar këtë aksion për mbështetje psiko-emocionale dhe këshilla profesionale për tejkalim të vështirësive por ne kemi ofruar edhe më shumë. Në fakt rastet nuk janë vetëm mbështetur dhe këshilluar por janë trajtuar problematikat e tyre online. Disa prej të cilëve kanë mbetur duke diskutuar edhe në orët e para të mëngjesit me qytetarët në nevoj.
Ne si kryesi e Shoqatës së Psikologëve të Kosovës dhe Shoqatës së Psikologëve të Shqipërisë jemi shumë krenar me psikologët tanë vullnetar.
Andaj ne ju falënderojm për kontributin human që jeni duke e bërë pa marrë parasysh që edhe ju kaloni bashkë me ne këto sfida. Faleminderit edhe të gjitha institucioneve dhe organizatave të tjera që kane gjetur besim për rastet e tyre duke i drejtuar tek Psikologët e Shoqatës së Psikologëve të Kosovës dhe Shoqatës së Psikologëve të Shqipërisë.
Ne do vazhdojmë të jemi si gjithmonë pranë qytetarëve tanë.
Respekt!