Shoqata e Psikologëve të Kosovës & Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë 𝐃𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐚𝐭ë 𝐩ë𝐫 𝐌𝐞𝐝𝐢𝐚, 𝐧𝐠𝐚 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐩ë𝐫𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞𝐭 𝐦𝐞𝐬 𝐏𝐬𝐢𝐤𝐨𝐥𝐨𝐠ë𝐯𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐚 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧ë𝐯𝐞 𝐫𝐞𝐥𝐞𝐯𝐚𝐧𝐭𝐞 𝐧ë 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞𝐧 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐬ë TË MBAHET NËN MENAXHIM SHËNDETI MENDOR I POPULLATËS-TË MOS LEJOJM QË TË KEMI KOLAPS NË KËTË FUSHË 𝐌ë 𝐥𝐞𝐡𝐭ë ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐭ë 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐧𝐝𝐚𝐥𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐬𝐞 𝐬𝐚 𝐭ë 𝐭𝐫𝐚𝐣𝐭𝐨𝐡𝐞𝐭
Shoqata e Psikologëve të Kosovës & Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë
𝐃𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐚𝐭ë 𝐩ë𝐫 𝐌𝐞𝐝𝐢𝐚, 𝐧𝐠𝐚 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐩ë𝐫𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞𝐭 𝐦𝐞𝐬 𝐏𝐬𝐢𝐤𝐨𝐥𝐨𝐠ë𝐯𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐚
𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧ë𝐯𝐞 𝐫𝐞𝐥𝐞𝐯𝐚𝐧𝐭𝐞 𝐧ë 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞𝐧 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐬ë
TË MBAHET NËN MENAXHIM SHËNDETI MENDOR I POPULLATËS-TË MOS LEJOJM QË TË KEMI KOLAPS NË KËTË FUSHË
𝐌ë 𝐥𝐞𝐡𝐭ë ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐭ë 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐧𝐝𝐚𝐥𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐬𝐞 𝐬𝐚 𝐭ë 𝐭𝐫𝐚𝐣𝐭𝐨𝐡𝐞𝐭
Në takimin e mbajtur mes dy Shoqatave të Psikologëvë nga Kosova dhe nga Shqipëria, përkatësisht Shoqatës së Psikologëvë të Kosovës dhe Shoqatës së Psikologëve të Shqipërisë të drejtuar nga Ilir Havolli, u diskutua rreth gjëndjes aktuale të shëndetit mendor dhe rrezikut të përkeqësimit te saj si pasojë e situatës së krijuar.
Në këtë takim ishin prezent anëtarë e kordinatorë të dy shoqatave të psikologëve dhe u analizuan në mënyre të detajuar faktoret që po ndikojnë në mënyre të vazhdueshme në rritjen e stresit dhe ankthit tek popullata dhe tek profesionistet shëndetësor, e ka shumë rrezik që të kalohet edhe në fazen e përjetimit të stresit pastraumatik.
Secili nga ne jemi të vetëdijshem për situaten e krijuar dhe është për çdo lavdate që gjatë kësaj kohe vëndet tona kanë treguar maturi dhe profesionalizem në menaxhimin e pandemisë në sferën shëndetësore dhe ekonomike. Por, ne duhet të kthejmë pak sytë edhe nga aspekti Psikologjik dhe shëndeti mendor i popullatës, i cili mund të thuhet se është hallka zingjirore dhe mjaft e rëndesishmë për funksionimin e një shteti.
Koheve të fundit jemi deshmitarë së janë rritur rastet e dhunës në familje, janë rritur sjelljes agresive, janë përhapur fenomene nga më të ndryshmet si pasoje e ndikimit direkt të situatës, gjë që jo rrallë dergon edhe në fund tragjik për vet individin apo edhe cenimin e shoqërisë.
Prandaj, pas analizës së hollësishme profesionale nga ekspertet e fushës, u identifikuan pikat që ndikojnë në rritjen e stresit, frikës, antkhit e deri ne probleme mendore, si dhe pikat që rekomandohen për Qeverite përkatëse dhe Ministrit relevante,në mënyre që gjëndja e shëndetit mendore të jetë e menaxhueshmë, ku nder të tjera janë:
1. Të punohet në mënyrë të vazhdueshme që të parandalohet stigmatizimi i personave që preken nga virusi, duke patur kujdes në përdorimin e gjuhës së perdorur. Secili nga ne ka mundesi qe të kalojë nëper sëmundje, prandaj të merret si diçka e zakonshme dhe se askush nuk është as bartës, as fajtor.
2. Ti kushtohet kujdes urgjent, në mënyrë psikologjike profesionistëve shëndetësor të cilet janë në vijen e parë, pra në kontakt direkt me pacientet e prekur nga COVID 19, dhe profesionistëve shëndetësor të cilet janë duke bërë punë të tejzgjatur dhe më ngarkesa të shumta psikologjike. Profesionistet shëndetësor janë duke përjetuar konsumimin si pasojë e përjetimit në mënyre të vazhdushme të stresit, të shkaktuar si pasojë e punës më orar të zgjatur, prevalencës së lartë që kanë të preken nga COVID 19, shqetësimit që kanë për kujdesin (mbrotjen) e familjëve të tyre se ata mund të jenë bartës të virusit.
Prandaj, kërkohet nga Ministria e Shëndetësis që të bëjë angazhimin e Psikologëve nëpër institucionet shëndetësore, enkas për tu marrë më menaxhimin e stresit dhe ankthit të punëtorëve shëndetësor.
Poashtu, kërkohet nga Ministria e Shëndetësis që të bëjë angazhimin e Psikologëve dhe punonjësve social nëpër institucionet shëndetësore, për tu marrë më menaxhimin dhe këshillimin në mënyre direkte të aspekteve psiko-emocionale të pacientëve të prekur nga COVID19, në mënyre që atyre tu rritet vetëbesimi për përjetimin dhe sherimin sa më të lehtë nga sëmundja.
3. Apelohet tek përsonat që raportojnë për media që të mos vihen në pah vetëm aspektet negative të situatës së krijuar, pra të mos flitet vetëm për vdekje dhe infektime, por hapësire e veçantë tu kushtohet edhe aspekteve pozitive, përshembull numri i përsonave të sheruar, prevalence e lartë që individet kanë për sherim, etj. Pra, të mos bëhet gogolizimi i sëmundjes por të flasim tash e tutje për të si diçka me të cilen do të bashkëjetojm, se ashpersia e saj do të bie, se së shpejti do kemi në dore edhe vaksinën, etj
4. Të bëhet modifikimi i terminologjisë së përdorur, dukë bërë zëvendesimin e shprehjeve “distancim social” më shprehjen “distancim fizik”, pastaj zevendesimi i shprehjes “karantine”,, i shprehjës “izolim”, pastaj të zbutet termi që përdoret për personat që kanë COVID 19, nga shprehja “i infektuar”në shprehjen “i prekur”. Kjo për faktin së personi që tashme ka rënë në kontakt me virusin korona, do e pranonte dhe vetëpeballonte më lehtë keto terme. si dhe shumë shprehjeve tjera të cilat ndikojnë në rritjen e stresit, frikës dhe ankthit. Pra, të përdoren shprehje që janë më të pranueshmë për individin.
5. Të ulet frika dhe stresi që mbizotron tek profesionistet shëndetësor, se ata mund të jene të prekur nga COVID 19, duke bërë testimin e profesionistëve shëndetësor, pasi ata janë në kontakt direkt me pacientët, në mënyre që të ndalohet hallka e shpërndarjes së mundeshmë te virusit brenda institucionit shëndetësor apo tek pacientet.
6. Të bëhet kujdes më terminologjin kur ndodhin vdekje, të cilat i atribuohen virusit korona por që njëherit thuhet “kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese”. Kjo frazë ngjalle frike, stres dhe ankth tek popullata që vuajne nga sëmundje tjera qofte ato akute apo kronike, tek familjaret që në brendesin e tyre kanë persona që vuajne nga sëmundje tjera, apo edhe direkt tek personat që kanë sëmundje tjera, duke ndikuar tek ata në mënyre aspak të favorshme psikologjike dhe emocionale dhe duke rrit friken se ata janë kandidat potencial që nuk përballojnë sëmundjen COVID19.
7. Tu shtohet kujdes i veçantë përsonave të moshës së trete dhe fëmijeve sepse ata kanë më pak mundesi dhe njohuri për qasje në mjete teknologjike, pra të punohet nga mediat më video motivuese, sensibilizuese për përsonat e moshës së tretë, në mënyre që atyre tu rritet vetëbesimi se jemi duke kaluar në një situate e cila ka një fund dhe duke ju marre shëmbull qindra raste të moshës së tretë që e kanë kaluar sëmundjen pa asnjë problem. Të organizohet online mbeshtetja psikologjike për fëmijet, nga sherbimet psikosociale të shkollave, ashtu siç u ofrua mësimi online
8. Prindërit të kenë kujdes të shtuar ndaj fëmijëve të tyre, sepse si pasoje e kohës së mjaftueshmë të lire, ata mund të kyqen nepër rrjete të ndryshmë sociale siç janë lojra të ngjashme më balenen blu dhe të përfundojne kështu në devijime që mund të jen shumë të rrezikshme për fëmijet.
9. Të ndalohen teorit konspirative sepse ato ndikojnë në mënyre direkte në besime të gabuara tek popullata, duke përhapur panik, perceptime të gabuara të situatës, prishje të ekuilibrit emocional deri në vendim-marrje të gabuara. Të jepën më shumë fakte shkencore rreth sëmundjes, fakte këto të cilat do të kontribuonin që situate të perceptohej në mënyren e duhur drejt nga të gjithë, me çrast do të rritej serioziteti i situatës dhe karshi kësaj edhe vetëdijesimi i popullatës.
10. Të mos të frikësohet popullata për mosrepsektimin e masave, sepse kështu përhapet frika, paniku, gje e cila qon në vendimmarrje të gabuara. Të mos frikësohet popullata më rikthim të “izolimit”, mbylljës së kufinjëve, të gjëndjes së jashtëzakonshme”, por ti jepet popullatës më shumë “përgjegjësi dhe liri”.
11. Apelohet nga elita politike që ata të janë shembull për popullin për respektimin e masave anti-covid, në mënyre që populli të bësoje fuqishem dhe të respektojë më dinjitet masat e vendosura.
Psikologët nga Kosova dhe nga Shqipëria, të rreshtuar krahas Shoqatës së Psikologëve të Kosovës dhe Shoqatës së Psikologëve të Shqipërisë, ngrisin alarmin së, “nëse lihet pasdore dhe neglizhohet gjëndja psikologjike dhe emocionale e popullatës, atëherë produkti i kësaj do të ishtë një situate alarmante kaotike e shëndetit mendor deri në pasoja afatgjata psikologjike.
Rikujtojm, se pasojat psikologjike dhe mendore mund të jene të pariparuueshme për një kohë të gjatë, dhe se parandalimi është çelësi i suksesit sespe është më i lehtë se sa trajtimi.
Nuk duhet të lejojmë që situata të na dal nga duart, por është koha kur duhet kthyer kokën nga ekspertet e fushës së shendetit mendor duke ju krijaur atyrë hapsirat e veprimit në menaxhimin e situatës psikologjike dhe mendore.
𝐌ë 𝐫𝐞𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭 𝐒𝐡𝐨𝐏𝐬𝐢𝐊𝐨 Shoqata e Psikologëve të Kosovës & Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë