skip to Main Content
+383 49 836 643 info@shopsiko.com Webmail

𝐌𝐄𝐃𝐈𝐀𝐓𝐈𝐊𝐄 𝐌ë 𝐥𝐞𝐡𝐭ë ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐧𝐝𝐚𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐬𝐞 𝐬𝐚 𝐭𝐫𝐚𝐣𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐬𝐡ë𝐧𝐝𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐦𝐞𝐧𝐝𝐨𝐫-𝐚𝐢 𝐧𝐮𝐤 𝐫𝐮𝐡𝐞𝐭, 𝐧𝐮𝐤 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐧𝐝𝐚𝐥𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐦ë 𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐣𝐞

Shoqata e Psikologëve të Kosovës
𝐌𝐄𝐃𝐈𝐀𝐓𝐈𝐊𝐄
𝐌ë 𝐥𝐞𝐡𝐭ë ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐧𝐝𝐚𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐬𝐞 𝐬𝐚 𝐭𝐫𝐚𝐣𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐬𝐡ë𝐧𝐝𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐦𝐞𝐧𝐝𝐨𝐫-𝐚𝐢 𝐧𝐮𝐤 𝐫𝐮𝐡𝐞𝐭, 𝐧𝐮𝐤 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐧𝐝𝐚𝐥𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐦ë 𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐣𝐞
Secili nga ne jemi të vetëdijshem për situaten e krijuar dhe është për çdo lavdate që gjatë kësaj kohe vëndi yne ka treguar maturi dhe profesionalizem në menaxhimin e pandemisë në sferën shëndetësore dhe ekonomike. Por, ne duhet të kthejmë pak sytë edhe nga aspekti Psikologjik dhe shëndeti mendor i popullatës, i cili mund të thuhet se është hallka zingjirore dhe mjaft e rëndesishmë për funksionimin e një shteti.
Koheve të fundit jemi deshmitarë së janë rritur rastet e dhunës në familje, janë rritur sjelljet agresive, divorcet, rritja e numrit të rastëve më sëmundje të varshmërise, janë përhapur fenomene nga më të ndryshmet si pasoje e ndikimit direkt të situatës, gjë që jo rrallë dergon edhe në fund tragjik për vet individin apo edhe cenimin e shoqërisë
Shoqata e Psikologëve të Kosovës, nuk është dakord që shëndeti mendor i popullatës ruhet më mbyllje të serishmë apo më kufizime të orareve të lëvzjes.
Rikujtojmë se mbyllja nënkupton ri-përjetimin e karantinës dhe dihet se kjo ka lënë pasoja psikologjike tek popullata.
Nësë synohet ruajtja e shëndetiti mendor, parandalimi është më i lehtë se sa trajtimi
Respekt për shtetin, por ne duhet ta parandalojmë përkeqësimin e situatës lidhur më shëndetin mendor, e paradalimi nuk është mbyllja.
Shoqata e Psikologëve të Kosovës ngrit alarmin së, “nëse lihet pasdore dhe neglizhohet gjëndja psikologjike dhe emocionale e popullatës, atëherë produkti i kësaj do të ishtë një situate alarmante dhe kaotike e shëndetit mendor deri në pasoja afatgjata psikologjike.
Rikujtojm, se pasojat psikologjike dhe mendore mund të jene të pariparuueshme për një kohë të gjatë, dhe se parandalimi është çelësi i suksesit sespe është më i lehtë se sa trajtimi.
Nuk duhet të lejojmë që situata të na dal nga duart, por është koha kur duhet kthyer kokën nga ekspertet e fushës së shendetit mendor duke ju krijuar atyrë hapsirat e veprimit në menaxhimin e situatës psikologjike dhe mendore.
Më respekt
𝐒𝐡𝐨𝐏𝐬𝐢𝐊𝐨 𝐒𝐡𝐨𝐪𝐚𝐭𝐚 𝐞 𝐏𝐬𝐢𝐤𝐨𝐥𝐨𝐠ë𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬

Back To Top