Psikologët e Kosovë në hall nga “pseudopsikologët”, kërkojnë formimin e Odës së tyre
Nga intervista me Ilir Havolli kryetar i Shoqata e Psikologëve të Kosovës me rastin e dites nderkombetare per ndalimin e vetvrasjeve live ne radion numer 1 ne trojet dhe jo vetem Radio Prishtina 89.8 FM & Zeri TV ne Drive Time 16.00-18.30 live Berna & Ari.
Psikologët në Kosovë po e shohin si mjaft të nevojshme formimin e Odës së Psikologëve.
Ilir Havolli, kryetar i Shoqatës së Psikologëve të Kosovës, ka thënë sot së është në të mirë të pacientëve formimi i kësaj ode, pasi siç ka thënë ai “shumë pseudopsikologë kanë krijuar imazh të keq në shoqëri”.
“Neve na kanë pushtuar për gjenerata të tëra, na kanë pushtuar pseudopsikologët të cilët kanë krijuar një imazh aspak të mirë tek individët dhe opinioni, prandaj për t’u rregulluar kjo çështje dhe të respektohet kodi etik i psikologut dhe kofidencialiteti i pacientëve, ne duhet patjetër ta kemi një mbulesë institucionale që quhet Oda e Psikologëve të Kosovës, ku do të inkorporoheshin të gjithë psikologët, pavarësisht fushës apo profilit të studimeve”, ka thënë Havolli në emisionin “Drive Time” në “Radio Prishtina”.
Ai ka thënë se derisa një gjë e tillë nuk ekziston, atëherë ka edhe keqpërdorime nga individë të cilët e shpallin veten psikolog. /Zëri