skip to Main Content
+383 49 836 643 info@shopsiko.com Webmail
MONOTONIA E DIMRIT

MONOTONIA E DIMRIT

Psikologu klinik- Ilir Havolli flet për ndikimin e stinës së dimrit në aspektin psikologjik dhe shëndetësorë. Ai thotë se individi ndikohet nga ndryshimet klimatike duke pasur parasysh se për ç’do ndryshim të ri individit i nevojiten adaptime të reja. Ndryshimet stinore janë ndryshime që parapergaditët individi dhe janë normale për individin.

Studimet kanë treguar se stina e dimrit ndikon në luhatjen e disponimit të individit tek disa ndikon negativish tek disa pozitivisht. Gjatë stinës së dimrit ndodhë çrregullimi sezonal-emocional simptomat e këti çrregullimi individi i shprehë nga muaji nentorë deri në mesin e muajit prill.

Rreth 5% e popullsisë preken nga këto çrregullime emocionale, si pasojë e kontaktit të paktë të individit me dritën e diellit, pastaj dita e shkurtër, qjelli i errët ndikojnë në këtë çrregullim emocional. Individët që përjetojnë monotoninë e dimrit preferojnë të qëndrojnë mbyllur në shtëpi dhe kjo i qon në rraskapitje deri në depresion.

Në muajin nentor dhe janar defakto në mungesë të rrezeve të djellit zvogëlohet tek individi vitamina D3. Kur individi përballet me rrezet e djellit tek ai individ sekretohet vitamina D3 kjo vitaminë rritë nivelin e neurotransmetuesve ne trru, saktësisht neurotransmiterin serotoninë që është faktori përgjegjës për disponimin e njeriut, për gjendjen shpirtërore dhe përqendrimin e individit.

Kur bie niveli i serotoninës atëhere krijohet një disbalancë emocionale e cila nihet si luhatje e disponimit. Psikologu Klinik Ilir Havolli thekson rëndësinë e vitaminës D3 pë disponimin e individit e cila merret nga rrezet e djellit, dhe në mungesë të rrezeve të djellit psikologu nuk proferon marrjen e ilaqeve por marrjen e vitaminës në ushqimet e shëndetshme.

Është e rëndësishme që secili individ edhe në stinën e dimrit të merret me aktivitetet e tij të përditshme në mënyrë që të mos ju lemë hapsirë monotonisë së dimrit

Back To Top