skip to Main Content
+383 49 836 643 info@shopsiko.com Webmail

Përdorimi i terminologjisë së gabuar rrit përjetimet traumatike

Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik….

Që nga fillimi i pandemise në muajin Mars dhe në mënyre të vazhdueshme, Shoqata e Psikologëve të Kosovës dhe Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë ka bërë dhe është duke bërë thirrje që të ndalohet perdorimi i gabuar i terminologjis. Ky përdorim i gabuar ka ndikuar dhe është duke ndikuar në rritjen e dozes së stresit dhe ankthit tek popullata e cila po përballet në mënyre direkte me virusin Corona.

Kemi apeluar dhe apelojmë edhe tek mediat edhe tek çdo profesionist që deklarohet, që të mos specifikojë terma të cilët mbartin shumë kuptime në vetëvete, sidomos: “distanca sociale”, “izolimi”, etj.

Termi “distance sociale”  është përdorim i gabuar.  E duhura do duhej të ishte “distancë fizike”.  Kjo është e duhura.

Duhet të luftojmë fortë për mos të humbur marrëdhënien sociale midis njëri tjetrit në këto ditë të vështira për mbarë botën dhe ne duhet të kuptojmë që jemi të distancuar ose të larguar fizikisht nga njëri tjetri por jo të distancuar social.

Izolimi është një faktor tjetër i cili na kthen pas në kohë nëse e perdorim si term apo nëse e lidhim më kujtimet, ajo na kujton izolimet si pasoje e luftës, apo izolimet në burgjet famëkeqë.  Marrë se bashku këto krijojnë dhe na rikthejnë në përjetimin e të kaluarave të  hidhura të njerëzimit.

Pra nëse duam të përdorim këto fjalë, duhet të jemi të kujdesshëm dhe ti zevëndesojmë, sepse përdorimi në këtë mënyre i kësaj terminologjie ka fuqi të madhe traumatike.

Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik….

Back To Top