APEL PER MEDIA – Plasimi i lajmit në mënyren JO të duhur krijon automatikisht gjendje pesimizmi tek popullata.
=====APEL PER MEDIA=====
Plasimi i lajmit në mënyren JO të duhur krijon automatikisht gjendje pesimizmi tek popullata.
Çdo herë kur lajmi i parë është “negativ”, ai mbyll hapësirën për analizën e lajmit pozitiv.
Prandaj,Shoqata e Psikologëve të Kosovës, çdo herë ka kërkuar dhe apeluar, si dhe vazhdon të ri-kerkojë dhe ri-apelojë tek mediat e shkruara dhe elektronike që të kenë kujdes të shtuar ndaj mënyrës së përcjelljes së lajmeve dhe informatave, sepse ajo po ndikon direkt në menyrë negative tek popullata.
Apelojm që çdo herë në hapje të edicioneve informative të mos jepet lajmi i parë “lajmi negativ”, i cili lidhet me vdekje dhe të prekur nga Covid 19, por të fillohet nga lajmi “pozitiv”, që janë rastet e shëruara, para se të potencohen rastet e prekura dhe të vdekjeve.
Potencimi i rasteve të shëruara në fillim, e rrit dozën e “optimizmit” tek popullata dhe pas kësaj edhe nëse vjen informata “negative”, ajo do të përpunohet më lehtë.
Çdo herë përballimi i situatave bëhet më i lehtë kur organizmi ynë është në gjendje optimizmi.
Me optimizëm arrihet çdo gjë.
Më respekt
Shoqata e Psikologëve të Kosovës