HYRJE NË TERAPINË FAMILJARE; RASTE KLINIKE DHE TEKNIKA PRAKTIKE == Dt. 06 & 07 Shkurt 2021, ora 10:00, Online Zoom.
#ShoPsiKo – TRAJNIM PROFESIONAL më trajnues nga Italia.
Shoqata e Psikologëve të Kosovës & Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë
Oofron trajnimin profesional == HYRJE NË TERAPINË FAMILJARE; RASTE KLINIKE DHE TEKNIKA PRAKTIKE ==
Dt. 06 & 07 Shkurt 2021, ora 10:00, Online Zoom.
Çmimi për #Kosovë 40 euro, rezervo: 049-836-643 (Për #Kosovën, pagesa behet ne NLB banke ne llogarin – 17-08-0016000983.81 )
ose direkt permes rezervimit :info@shopsiko.com
Çmimi për #Shqipëri 5000 lekë të reja, pagesa për Shqipëri, bëhet duke kontaktuar nr +383-49-836-643 (Watsap-Viber), dhe merr kodin e pagesës. == Anëtaret e ShoPsiKo zbritje 20%==
=Pas pagesës nga ana juaj, ju do pranoni linkun i cili ju lidh me trajnimin. Njekohesisht ju duhet ta shkarkoni aplikacionin zoom ne telefonin tuaj apo pajisjen që do e perdorni.
Anëtaret e ShoPsiKo zbritje 20% .
Rreth trajnimit:
HYRJE NË TERAPINË FAMILJARE; RASTE KLINIKE DHE TEKNIKA PRAKTIKE
Përpara se të shpjegohen temat dhe teknikat e terapisë familjare është e rëndësishme të sqarohet se bazat e saj janë tek terapia sistemike dhe ajo strukturale.
Në fillimet e terapisë me një familje, do të shqyrtohet lidhja mes disfunksionit të sistemit familjar dhe simptomave që shfaq individi. Do të “hetohen” pra, dinamikat familjare, stilet e komunikimit, sjellore dhe mesazhet e pavetëdijshme që ato përmbajnë; me qëllim për të fuqizuar pikat e forta dhe për të zbehur ato të dobëta.
Qëllimi i terapisë familjarë është ta shohë pacientin si pjesë të nukleut familjar; rrjedhimisht si pjesë të problemit/simptomës/crregullimit, e njëkohësisht si pjesë të zgjidhjes.
Risia dhe vecantia e kësaj qasjeje terapeutike, është se nuk e trajton individin dhe shqetësimin e tij të ndarë nga konteksti familjar, marrëdhëniet prind-fëmijë, marrëdhëniet në cift, por trajton njëkohësisht dhe individin, edhe marrëdhëniet dhe pozicionimin e tij me sistemin më të ngushtë.
Nëpërmjet analizës së rasteve konkrete, prezantimit të teknikave të terapisë familjare, llojeve të familjeve “problem”, sugjerimeve për takimin e parë në marrjen e historisë së rastit si dhe rolin konkret të terapistit të familjes, ky trajnim do të japë një pasqyrë të plotë të përgjithshme mbi funksionimin e kësaj lloj terapie.
Rreth trajnuesit:
Antonello Iannarelli, është psikolog i diplomuar në Universitetin “La Sapienza” në Romë, i specializuar në Psikologjinë dhe Psikopatologjinë Infantile në Universitetin e Valencias në Spanjë dhe në Psikologji Klinike të Aplikuar, me përvojë në drejtimin e terapisë së grupeve multifamiljare dhe terapisë me familje dhe adoleshentë.
𝐑𝐞𝐳𝐞𝐫𝐯𝐨: +𝟑𝟖𝟑-𝟒𝟗-𝟖𝟑𝟔-𝟔𝟒𝟑