**ÇRREGULLIMET NË TË NXENË** E Shtunë, – 27 Mars 2021, ora 10:00 – aplikacioni Zoom
#ShoPsiKo #Kosovë & #Shqipëri
Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë & Shoqata e Psikologëve të Kosovës
Trajnim online:
**ÇRREGULLIMET NË TË NXENË**
E Shtunë, – 27 Mars 2021, ora 10:00 – aplikacioni Zoom
=Çmimi për Kosovë është 20 euro, ndërsa për Shqipëri 2500 lekë të reja.
=Pagesa për Kosovë behet ne llogarin-NLB- 17-08-0016000983.81
=Ndërsa pagesa për Shqipëri, bëhet duke kontaktuar nr +383-49-836-643 (Warsap-Viber), dhe merr kodin e pagesës.
=Pas pagesës nga ana juaj, ju do pranoni kodin i cili ju lidh me trajnimin. Njekohesisht ju duhet ta shkarkoni aplikacionin zoom ne telefonin tuaj apo pajisjen që do e perdorni.
Materialet dhe çertifikata e trajnimit do ju dergohen të skanuara në email, pas përfundimit të trajnimit, në afat 3 ditor.
Trajnuese: Lorela Garuli, Psikologe këshillimi dhe për fëmije…
Rezervo: +383-49 -836 -643
Rreth trajnimit:
Të lexuarit, shkrimi e shqiptimi rezultojnë të jenë detyra komplekse për fëmijët, madje dhe për shumicën dërrmuese që i mësojnë këto proçese pa shumë vështirësi. Por, për disa të tjerë, shkronjat, numrat, rrokjet, fjalët, veprimet e thjeshta matematikore, mund të kthehen në labirinte të vërteta, duke shfaqur kështu ato që klasifikohen si çrregullime të të nxënit.
Në këtë trajnim, do të shqyrtohen konceptet teorike bazë të çrregullimeve të të nxënit/të mësuarit, kornizat diagnostike, rrugët e vlerësimit e vëzhgimit, klasifikimet kryesore të këtyre çrregullimeve dhe teknikat e ndërhyrjes e strategjitë e trajtimit.
Rezervo: +383-49-836-643