Fshehtësia e trurit të njeriut!
Truri i njeriut është i perbere nga 100 miliarde qeliza të quajtura neurone, secila nga ato qeliza është e lidhur edhe më 10 mije qeliza tjera.
A thua çka do ndodhte sikur të shumëzonim 100 miliarde X 10 mije.?
Cili kalkutaor do arrinte ta perballonte nje shifer të tillë?
Por, a thua sa % të ketij kapaciteti ne arrjmë ta shfrytëzojmë?
Sipas zbulimeve me te reja, supozohet se ne e shfrytëzojmë vetë 4% nga numri i përgjitheshëm i qelizave nervore
Nga gjithë kjo që u tha, del se truri posedon kapacitet të pamatur, të cilin asnjë tru elektronik, së paku deri më sot, nuk mund ta arrijë. Ai mund të pranoj (teorikisht) deri në 1015 të mendimeve. Se sa është mundësia e pamatur e pranimit të informacioneve mund ta kuptojmë vetëm përmes rrugës së krahasimit figurativ. Për t’u numëruar kjo madhësi e informacioneve, një njeriu i duhen 30 milion vjet punë të pandërprerë, ditë e natë, me shpejtësi: një informacion për një sekondë; ose nëse e paramendojmë se secila pjesë e mendimeve ose çdo informacion është në madhësinë e një kokrre gruri, atëherë kjo masë e pamatur e grurit do të mund të vendosej në një depo, e cila do të kishte lartësinë 3 metra, gjerësinë 5 metra dhe gjatësinë 4500 km
Në koren e trurit, mendohet se ekzistojnë rreth 15 miliardë qeliza, të cilat po të vendosën në një varg të pandërprerë, do të formonin gjatësinë rreth 100.000 km ( sa 2 herë e gjysmë siperfaqja e tokës)
Se si funksionojnë ato qeliza në tru, me biliona lidhjesh mes veti, me gjasë, deri në fund, kurrë nuk do të zbulohen. Pse? ……