skip to Main Content
+383 49 836 643 info@shopsiko.com Webmail
Psikologu Ka Aftësinë Të Ju Dëgjojë, Të Arrije Të Kuptojë Përjetimet E Tua, Të Ju Mbështes Dhe Bashke Më Ju Të Zgjedh Situatat Që Ju Shqetësojnë.

Psikologu ka aftësinë të ju dëgjojë, të arrije të kuptojë përjetimet e tua, të ju mbështes dhe bashke më ju të zgjedh situatat që ju shqetësojnë.

▪️Në shumë raste ju ndodh që të ndiheni të shqetësuar pa ndonje arsye. Edhe kur ju keni një jetë mjaft të mirë dhe harmoni familjare. Dhe i parashtroni vetës pyetje: si ka mundësi që po ndjehem i shqetësuar sot? Nuk kisha asnje shkak që po ndihem kështu. Pavarsisht që ju kërkoni e kërkoni, nuk e gjeni dot shkakun. Është plotësisht e kuptueshme kjo. Por edhe pse ju nuk e gjeni shkakun, prap ky shqetësimi juaj ka një baze, ka një zanafille. E ajo zanafille buron nga e kaluara jote, nga vitet e tua.
▪️Por si? Ndodh që gjatë viteve, njerëzit kanë grumbulluar një numër përvojash negative, të cilat janë bllokuar në energjinë që rrjedh përmes trupit tonë. Ne nje moment ky bllokim na shkakton shqetësime emocionale, fizike dhe mendore. Dhe kjo juve ju rëndon si një çantë e madhe e ngarkuar mbi shpinen tuaj. Me kalimin e viteve kjo çante emocionale ju rendon aq shumë sa qe kjo fillon të ndikojë në mendimet e tua dhe në trupin tuaj.
▪️Pra, është pikërisht e kaluara juaj ajo e cila ju ndikon tani, e që dikur është kaluar pa u vërejtur, apo nuk është trajtuar fare.
▪️Kur flasim për trajtim, ju mund të mendoni një trajtim me medikamente. Jo, nuk janë medikamentet zgjidhja për çdo gjë. Në shumë raste njeriut i mjafton vetëm të flasë më dike, ta zbraz atë ndjesi negative që e mundon dhe ta ndajë më dike të besuar. Më dike i cili i shikon gjërat e njëjta sikur ti, por që i analizon në gjëndje paqëje e qetësie. Kaq të mjafton të lirohësh nga energjia negative.
Por në rastin kur ka kaluar ajo kohë dhe ti kërkon tani të bisedosh më dike të besuar, atëherë mos hezito të kërkosh ndihmen e profesionistëve të shëndetit mendor. E kur flasim për profesionistët e shëndetit mendor, atëherë kalo nga dera e psikologut.
▪️Pse? Sepse psikologu ka aftësinë të ju dëgjojë 40 minuta gjatë një seance, të arrije të kuptojë përjetimet e tua, të ju mbështes dhe bashke më ju të zgjedh situatat që ju shqetësojnë.
Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik…..
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "Diagnostifikim, Vlerësim, Trajtim, Keshillim Kontaktoni psikologun tuaj Ilir Havolli (Mp. &Mr.Sc) Psikolog Klinik, Psikoterapist Cakto terminin tuaj: Kosovë: +383 49 836 643 Shqipëri: +355 68 489 2347"
Back To Top