skip to Main Content
+383 49 836 643 info@shopsiko.com Webmail

Rreth divorceve – Ilir Havolli, Psikolog klinik….

Rreth divorceve – Ilir Havolli, Psikolog klinik….
Vetëm gjatë muajit janar të këtij vitit, në Kosovë kanë ndodhur 119 raste të shkurorëzimeve.
Për këtë numër kaq të madh të ndarjeve po ndikojnë shumë faktorë, thonë psikolog e sociolog në vend.
Psikologu Ilir Havolli ka thënë se faktorët psikologjik, psikofiziologjik, social dhe socio kulturorë, ndikojnë në rritjen e numrit të shkurorëzimeve, ku sipas tij, me eliminimin e këtyre mund të mënjanohet fenomeni i shkurorëzimit.
“Duke pasur parasysh numrin shumë të madh kohëve të fundit të shkurorëzimeve që po ndodhin në Kosovë, janë një mori faktorësh të cilët ndikojnë që të rritet ky numër i shkurorëzimeve, duke filluar nga faktorët psikologjik, psikofiziologjik, social dhe socio-kulturor”.
Sipas tij, edukimi familjar është çelësi i suksesit për një shoqëri të shëndoshë, duke shtuar se faktori ekonomik ka bërë që të ketë numër të madh të shkurorëzimeve.
Madje ai thotë se pas periudhës së divorcit çiftet përballen me paragjykime të ndryshme të cilat kanë ndikim negativ te dy gjinitë
https://klankosova.tv/mbi-110-shkurorezime-brenda-nje-muaji-ne-kosove-5/?fbclid=IwAR2fGqREaSYqWI6hIksJ0sJIWo2bHg74C7SKb_JFT1kyWcJTKntebiRzAeo
Back To Top