=Rendesia e psikologut – mungesa e tij ne shkolla= Interviste per eo.Ilir Havolli, Psikolog klinik….
=Rendesia e psikologut – mungesa e tij ne shkolla=
Interviste per eo.Ilir Havolli, Psikolog klinik….
Mungesa e psikologeve ne shkolla eshte nje realitet mjaft shqetesues i cili po vazhdon pafundesisht edhe perkunder thirrjeve te vazhdueshme dhe nevojes imediate si dhe perkunder premtineve te vazhdueshme nga ana e Ministris se Arsimit, prap nuk ka numer te mjaftueshem apo thene ndryshe se ka shume pak psikolog neper shkolla. Edhe ne ato shkolla ku ka psikolog ata jane zhvesh nga pergjegjesia e tij nga ana e punedhenesit dhe detyrohet te kryej pune tjera edukative perveç aspektit psikologjik..
Prinderit kohet e fundit kane arritur ta perqafojn konceptin psikolog dhe kane tejjkaluar barrierat e te menduarit qe kane qene per psikologun “se ai trajton vetem rastet e veqanta”. Ata kane arritur ta kuptojn se psikologu ndikon edhe ne rritjen e cilesis se jetes dhe performances ne mesim edhe tek femijet.
Eshte shume e nevojshme qe prinderit ti dergojn femijet tek psikologu kur verejn ndryshime sepse mund te behet parandalimi i shume gjendjeve qe jane, apo qe jane duke u zhvilluar tek femiu. Ka shume situata neper te cilat kalon femiu qe nga lindja e deri ne ŕritje, situata te cilat regjistrohen tek femiu ne formen e ngjarjeve te hidhura e qe ne disa raste rikthehen ne formen e perjetimit te pakendeshem dhe ndikojn tek femiu si ne gjendjen emocionale ashtu edhe ne sjellje.
Psikologjia si shkence e re krahas shkencave tjera ka arritur qe te thyeje tabute qe kane ekzistuar ne te kaluaren per psikologun. Psikologu ndikon shume pozitivsht ne uljen e shqetesimeve psikologjike tek femijet sepse identifikon shqetesimet e ndryshme dhe harton planin e nderhyrjes se hershme ne aspektin e shendetit mendor. Prinderit jane vetdijesuar per rolin dhe detyrat e psikologut.
Psikologu nuk trajton vetem çrregullimet mendore apo shqetesimet psikologjike, pra si diqka e tille kuptohet se psikologu duhet te jete dera e pare qe prindi duhet ta kontaktoje kur veren tek femijet renje ne mesim, pagjumesi, kequshqyerje, shqetesime, frike, etj.