Trajnim professional “TERAPIA E ARTIT” – 16 Korrik 2022
#ShoPsiKo – Trajnim professional “TERAPIA E ARTIT”
Shoqata e Psikologëve të Kosovës & Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë, më 16 Korrik 2022, nga ora 10:00 organizon trajnimin profesional “TERAPIA E ARTIT”, drejtuar nga trajnuesja Lorela Garuli, (C.PhD) Psikologe këshillimi dhe terapiste për fëmije
Dt. 16 Korrik 2022, ora 10:00, Online Zoom
Çmimi për Kosovë 20 euro
Çmimi për Shqipëri 2500 lekë të reja.
𝐑𝐞𝐳𝐞𝐫𝐯𝐨: +383-49-836-643 / +355-68-489-2347

𝐑𝐫𝐞𝐭𝐡 𝐭𝐫𝐚𝐣𝐧𝐢𝐦𝐢𝐭:
Terapia e artit është një ndërhyrje psikologjike që përdor lojën, kryesisht me fëmijët, për ti ndihmuar të zgjidhin konflikte të ndryshme emocionale, e cila mund të përdoret nga mosha 2-vjeçare deri në adoleshencë
Bazohet tek benefitet e shumta që ajo ka në zhvillimin emotiv, kognitiv e social të fëmijëve.
–Terapistët e artit përdorin materiale të shumta e të larmishme gjatë kohës së lojës terapi që zhvillojnë me fëmijët.
-Qëllimi i terapisë së artit është që fëmija të fitojë një vetëdijësim mbi përjetimet, emocionet, ngjarjet traumatike, me qëllim që t’i pranojë dhe t’i përballojë ato.
Me anë të materialeve të ndryshme si vizatimet, ngjyrat, plastelina, piktura, lojërat, kukullat, kafshët eksplorohen dinamikat e brendshme të fëmijëve.
Efikasiteti i terapisë së artit është vënë re për një sërë problematikash; psiko-sociale, emocionale, ngjarje traumatike dhe vështirësi të ndryshme që fëmija mund të hasë në mjedis dhe marrëdhëniet që ndërton me të tjerët.
Seancat e terapisë së artit zakonisht janë 45-50 minuta, me një frekuencë 1 apo 2 herë në javë derisa fëmija të ketë përpunuar ngjarjen/traumën dhe të jetë i aftë të menaxhojë në mënyrën e duhur emocionet.
Teknikat e terapisë së artit u vijnë shumë për shtat nevojave dhe parapëlqimeve të fëmijëve, sepse ndërthuret ndërhyrja psikologjike me teknikat zbavitëse të lojës, të cilat fëmijët i mirëpresin kurdoherë.
Përgjatë terapisë së artit, terapisti fokusohet tek nevojat e fëmijës, qofshin ato që kanë të bëjnë me emocionet negative që vijnë nga një humbje, mekanizma të përballimit të situatave stresante apo qoftë përshtatje ndaj një ndryshimi jetësor.
Të rriturit që janë të pranishëm në jetën e fëmijës dhe të afërm të tij, shpeshherë janë pjesë e terapisë, me qëllim që i gjithë procesi të jetë në funksion të mirëqenies së fëmijës dhe ndryshimet pozitive të jenë të qëndrueshme.
Pjesa thelbësore e trajnimit do të jetë prezantimi i shumë teknikave të terapisë së lojës, mënyra e aplikimit, fokusi, qëllimi, objektivat, materialet e përdorura, mosha dhe struktura e teknikës.

𝐑𝐞𝐳𝐞𝐫𝐯𝐨: +𝟑𝟖𝟑-𝟒𝟗-𝟖𝟑𝟔-𝟔𝟒𝟑 / +355-68-489-2347