#ShoPsiKo “Pa shendet mendor – nuk ka shendet fizik” – 10 Tetor 2023-Kongresi nderkombetar “Shendeti mendor, sfidat dhe e ardhmja”, edicioni 5.
“Pa shendet mendor – nuk ka shendet fizik”
Shoqata e Psikologëve të Kosovës & Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë Duke ju falenderuar Zotit qe na mundesoi te mbidhemi bashke ne kete dite te shenuar per Shendetin mendor, realizuam me sukses edicionin 5 te Kongresit nderkombetar “Shendeti mendor, sfidat dhe e ardhmja”. #SHOPSIKO falenderon ne menyre te veçante te gjithe musafiret e ftuar, prezantuesit dhe pjesemarresit te cilet me besimin dhe perkrahjen e tyre na determinojn rrugen drejt synimit te aspiratave qe shendeti mendor te jete i barabarte me shendetin fizik.
Ne kongres na nderuan me prezencen e tyre znj. Nexhmie Gori kryetare e OIK. Z. Ferid Agani, neuropsikiater (PhD) dhe ish minister i shendetsis se Kosoves. Z. Musa Musai, psikolog (PhD) nga Universiteti i Tetoves. Z. Shaban Çoçaj, psikologu i pare klinik ne Kosove (1975). Znj Donika Shahini Lami, psikologe klinike, nenkryetare e komisionit per licencimin dhe rilicencimin e psikologeve klinik. Znj Tetiana Bilokurova, psikologe klinike nga Ukraina me qendrim ne Maqedonin e veriut.
Ne kongres u prezantuan 22 hulumtime nga Kosova, Shqiperia, Maqedonia e veriut, Turqia, Mali i zi, Kosova lindore dhe gjetiu
Kongresi u moderua nga znj. Jehona Zhitia dhe monitorua nga OIK dhe nga #SHOPSIKO
Vazhdojm tutje me agjenden per vitin 2023
+383-49-836-643 / +355-68-489-2347