Shqetësues numri i vrasjeve në Kosovë Për Ora Shtate nê Klan Kosova. Ilir Havolli, psikolog klinik.
Shqetësues numri i vrasjeve në Kosovë
Për Ora Shtate nê Klan Kosova. Ilir Havolli, psikolog klinik.
•Integrimi i psikologëve në të gjitha institucionet është një mase shumë efikase që të behet identifikimi i klientve potencial që janë duke përjetuar probleme te shëndetit mendor deri të cilat e shtyejn deri në veprime të rrezikshme/vrasje.
•E kaluara traumatike mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në sjelljen dhe veprimtarinë e një personi në të ardhmen, përfshirë mundësinë e përfshirjes në sjellje të dhunshme si vrasje.
•Traumat e ndryshme, si abuzimi në fëmijëri, traumën e luftës, eksperiencat e dhunës së në familje, apo përballjet me ngjarje të rënda, mund të shkaktojnë probleme të mëdha shëndetësore mendore dhe emocionale.
•Është e rëndësishme që individët që kanë përjetuar trauma të kenë qasje në shërbime shëndetësore mendore cilësore.
Investimi në shërbimet e shëndetit mendore dhe në trajtimin e çrregullimeve mendore dhe emocionale mund të ndihmojë në parandalimin e sjelljeve të dhunshme dhe në mbështetjen e personave që janë në rrezik për të angazhuar në vepra të tilla.