skip to Main Content
+383 49 836 643 info@shopsiko.com Webmail

Uni apo pasqyra!

“Uni tjetër” është më i fuqishëm se uni ynë fizik të cilin e shohim në pasqyrë.
Neve na udhëheqin forca të paprekshme që nuk jemi në gjendje t’i njohim me asnjë prej pesë shqisave tona. Madje edhe krejt njerëzimi s’ka fuqi t’i kontrollojë forcat e paprekshme. Njeriu plotësisht është i nënshtruar nga ato forca si gravitacioni, forca e rrufës, e elektricitetit dhe ende nuk e kupton forcën e paprekshme të inteligjencës së pafundshme që gjendet në kokë – forcë e cila njeriut i ofron çdo kafshatë ushqimi që e han, veshje e para që ka në xhep… Njeriu edhe përkundër gjithë kulturës dhe edukimit mburrës, di vetëm pak ose asgjë mbi forcën e paprekshme të mendimeve – më të fuqishmen prej të gjitha forcave. Ai di vetëm pak mbi trurin fizik dhe mbi rrjetin kolosal të makinerisë së komplikuar, me të cilin rrjet fuqia e mendimeve shndërrohet në ekuivalent material – fizik.
Pra numri i vijave që i lidhin qelizat e trurit është i barabartë me numrin një, pas të cilit qëndrojnë edhe 15 milion shifra..- kjo është aq kolosale….

Back To Top