Të ndërtosh “Shtëpi nga dëbora”.
Të ndërtosh “Shtëpi nga dëbora” Analitike -“Pseudoprofesionistët” dhe “Copy paste”
Fakultetet janë të specializuara për mësimin e diturisë , por jo edhe për organizimin ose shfrytëzimin e diturisë.
Pra me miliona njerëz gabimisht besojnë se dituria është fuqi. Kjo është plotësisht e gabueshme ! Dituria është vetëm fuqi latente. Ajo bëhet fuqi tek atëherë kur përdoret truri dhe mëndja arrin të organizohet në kuadër të planeve të definuara të veprimit dhe kur drejtohet kah qëllimi i fundshëm i cili është një pikë në hapësiren e padukëshme të kujtesës sonë.
Shoqëria Shqiptare në përgjithesi, mund të shihet ndoshta e veçant nga një sfond, si populli më i shkolluar, si populli që ka më së shumti “Diploma” e “Fakultete”. Por çka ndodh kur nga ai sfond futësh brenda vallës?
Shumica nga njerëzit në këte botë mund të kenë strabizem. Disa e kanë të lindur. Disa e kanë nga lëndime,lufta, pakujdesi. Por të fitosh strabizem duke përdorur metoden “Copy paste”, është zbulimi më i madh i shekullit.
Tani lind pyetja. Kujt i takon kjo merite e këtij zbulimi?
Natyrisht që merita për kte zbulim i takon “Pseudoprofesionistëve”, të cilët pas kuintave realizojnë ngritjen virtuale e cila në realitetin që e jetojmë pranohet si “Dituri”.
Është vërtet akoma më mahnitëse zbulimi nderlidhës në mes ”Pseudoprofesionistit” dhe “Teknologjisë”.
Shpesh njëriu lodhet duke mënduar se si tja vendos emrin këtij zbulimi. Ta pagëzojë më emrin “Inteligjenc artificiale”, apo të ekzaltohet për “Diturin” e tij.
Të luash më jetën e tjetrit, të bësh eksperimente më klientin, sot për sot është sikur ta shkelesh “Cigaren e Frojdit”.
Tani dilema është të gjëndet varialbli nderlidhës në mes trurit të “Pseudoprofesionistit dhe Teknologjisë”. -Cila nga këto ndikon tek tjetra? – A thua se ky truri dhe mendja e “Pseudoprofesionistit” do të arrijë ta zbuloje dhe ta shpik një makinëri që prodhon ide?
Deri me sot ende nuk ka ndodhur që mendja e njeriut të shpik makina për të prodhuar ide. Makina që do të kishin imagjinatën e tyre për krijimin e ideve…Këtë privilegj e ka vetëm truri-mendja e njeriut, që është e aftë të nxitë imagjinatën, që është ireale e padukshme dhe e paprekshme të prodhojë ide, të cilat ide mund të marrin rrugë drejt ekuivalentit fizik që d.m.th. reales, por para se të ndodh kjo që mund ta prekim dhe shohim duhet që idetë tona t’i nxjerrim nga “kujtesa” jonë, e cila për fat të keq mund të jetë shumë e zbrazet, sepse baza e ideve që ka prodhuar imagjinata jonë…ka qenë “Copy Paste”
A thua, sa do i rezistojë kohës “Shtëpia nga dëbora”?
Shkruan: Ilir HAVOLLI