Mik i imi është ai që e takoj, që më pranon kështu si jam
“Mik i imi është ai që e takoj, që më pranon kështu si jam” –Henry David Thoreau
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik. (Modifikuar)
Çdo gjë në jetën materiale,objektet, parat etj, kur ndahen zvogëlohen. Vetëm humaniteti, dashuria dhe dituria – kur ndahen, me të tjerët – shtohen
Principi i realiteteve të ndara sugjeron se nuk ka dy njerëz që e shohin jetën në mënyrë saktësisht të njëjtë. Të gjithë e shikojmë jetën përmes filtrit tonë unik, sistemit tonë të mendimeve. Dhe ndërsa shumë nga ne e dinë këtë në nivel intelektual, principi i realiteteve të ndara na e kujton se ky nuk është fakt thjesht intelektual, por psikologjik. Pasi ta pranojmë këtë të vërtetë, bëhemi të lirë ti shijojmë dhe të mësojmë nga dallimet e njëri-tjetrit, duke i përfshirë edhe ato që mund të mos i kuptojmë. Meqë secili nga ne e ka kornizen tonë personale të referimit, perceptimet tona individuale të jetës do të ndryshojnë. Gjithmonë do të na duket se ne vetë po shohim një situatë me pikëpamje realiste, por principi i realiteteve të ndara nuk e vlerëson apo zhvlerëson asnjë pikëpamje, apo të argumetojë drejt dhe gabim. Ai thjesht thekson se realiteti është shfaqje, si duket diçka nga një kornizë e caktuar e referimit. Realitetet e ndara domethënë se secili nga ne është si shtet i huaj!. Një person mund të mëndojë se bota është vend i sigurt, kurse personi tjeter mund të mëndojë se bota është e rrezikshme. Kush ka të drejtë?. Në fakt te drejtë kanë të dy, sepse brenda kornizës së vet personale të referimit ata e shohin ashtu. Të dy mund të tregojnë shembuj pafund validë se pse pikëpamja e tyre është korrekte dhe të dy do ta bënin këtë me siguri absolute.
Kur e shohim se si sistemet tona individuale të mendimeve punojnë për ti krijuar pikëpamjet tona për botën, jemi të lirë të zgjerohemi përtej atyre kufizimeve. Ndihemi më pak të kërcenuar kur dikush nuk pajtohet apo është i zhgenjyer me ne, sepse e kuptojmë pashmangshmërinë e kësaj dinamike. E shohim pafajësinë në të menduarit dhe besimet tona negative, si dhe pafajësinë në negativitetin e të tjerëve. I njohim besimet si rezultat i kushtëzimit të kaluar. Kuptimi ynë i realiteteve të ndara na lejon ti marrim gjërat më pak personalisht, sepse kuptojmë natyrën e paragjykimeve, besimeve dhe filozofive për jetën. Kur është fakt i dhënë se të gjithë e shohim jetën ndryshe, ne mund ta zgjerojmë veten për të parë këtë si racionale dhe të bukur, dhe tia hapim derën marrëdhënieve më të frytshmë, reciprokisht kultivuese. Natyrshëm do të bëhemi më pak të justifikueshëm dhe më pak kritikë, sepse jemi më pak të lidhur me predikimin e pamjes sonë personale të jetës dhe më të interesuar me sjelljen e ndjenjës universale pozitive.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik.