skip to Main Content
+383 49 836 643 info@shopsiko.com Webmail
BRENDA MENDJES

BRENDA MENDJES

BRENDA MENDJES

Mp. & Mr.Sc. Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik     ( Analitike)

Në secilin moment të seciles ditë, mendjet tona janë duke punuar për ti dhënë kuptim asaj që e shohim dhe e përjetojmë,. Edhe pse këtë e shohim si diçka që lehte nenkuptohet, në realitet ky është njëri nga principet që kuptohet më së paku në ndërtimin tonë psikologjik

Në dinamiken e jetës moderne,  kur pothuajse gjithçka ka ndërru ngjyre dhe kuptim, kur edhe terminologjia dikur e kristalte ka marr pamjen e zbehtësisë së lashtë,  shumë njërez janë të detyruar që në disa momentë të bëhen të burgosur brenda mëndjes së tyre.  Vëtem aty mund të gjëjne qëtesin shpirtërore. Në atë qetësi fillojmë ta kuptojme dhe kujtojmë së ne jemi menduesit e mendimeve tona.

Shumë përsona  nuk arrijn ta kapin ndryshimin medioker, nuk arrijn dot as ta përceptojnë si diçka të natyrshmë laramanin e çoroditur të  ndryshimëve që dikur kishin kuptim tjeter.

Pasi ne jemi prodhuesit e të menduarit tonë, dhe si pasoje edhe i ndjenjave tona.  Çdo ndjenje negative apo pozitive është rezultat i drejtpërdrejt i mendimit.  Është e pamundur të kemi ndjenja xhelozie pa pasur mendime të xhelozisë, të kemi ndjenja pikëllimi pa pasur paraprakisht mendime pikëllimi, të ndihemi të zemëruar pa pasur mendime zemërimi, të jemi në depresion pa pasur paraprakisht mendime depresive. Nese do arrinim ta kuptonim këtë , atëherë të gjithë do ishin më të lumtur

Në dinamiken e kësaj katrahure kur “vrasesi quhet i vrare”,  kur “mashtruesi quhet i mashtruar”,  kur “dashuria vihet në sondazh”,  kalohet çdo lidhje logjike. Të ndodhur përballë kësaj “analogjie hipokratike”, kur veprimet e shemtuara “aplauzohen”, shumëkush që nuk arrin ta pranojë këtë ndryshim, është i shtyre që të burgoset brenda mëndjes së tij.

Në kulmin e kësaj analogjie, çka do që na serviret ne e marrim si reale. Dhe mund të themi se është fakt i kryer sepse e paska thënë dikush.  Edhe Frojdi kishte thënë dikur se “Cigarja është cigare dhe e tille do mbetet”. Sigurisht kishte për synim emrin e jo  “Cigaren si vrasesin e njeriut”. Per ta kuptuar mirë edhe vrasesin, ne duhet të lodhemi më analiza. Por ne sot më shumë jemi të lidhur pas kënaqesis qe na jep bota virtuale, sesa pas kënaqesis qe na jep procesi i të menduarit. Nga ana analitike, në nivelin material “Ne” dhe “Cigarja e Frojdit” jemi të përbërë nga elemente të njëjta të cilat mund të riciklohen kryesisht në karbon, hidrogjen, oksigjen, azot dhe në sasi të vogla të elementeve tjera….Ketu Frojdi nuk e ka dhënë dallimin. Dallimi i vërtetë është në energji dhe informatë.
Ne jemi lloji i privilegjuar sepse kemi sistemin nervor që është i aftë të bëhet i vetëdijshëm për sasinë e energjisë dhe informatave në fushën e lokalizuar të cilën paraqet truri ynë. Këtë fushë subjektivisht e përjetojmë si mendime, ndjenja, dëshira, kujtime, instinkte, dhe bindje tona personale.

Kjo është e pashmangëshmë për shkak të faktorëve ekzogjen, por janë ata endogjen që duhet ti shfrytzojmë që këtë lloj qetësie brenda mëndjes ta përdorim për inovacione e jo për budallalleqe.

Nuk ndodh asnjëherë që mendja jonë të procësojë dy mendime në të njejten kohë. Kjo është e pamunudur, Nuk ka mendje që nuk mund të procesojë në të njëjtën kohë më tepër se sa për një situate.   Dhe lind pyetja, Pse?.    Sepse nuk ka mendje të ndritur apo zbehur, ka vetëm “aftësi” dhe “motiv” të hulumtosh brenda mendjes tënde.

Të gjithë prodhojmë rrjedhë të vazhdueshme të mendimeve, çdo moment. Nuk ndodh asnjëherë që mendimi të na rikthehet në formen e tij origjinale. Është e pamundur kjo. Pikërisht për këtë na duhet shpesh të gjëjme qetësine brenda mendjes sonë.

Shpesh na bie të dëgjojmë se dikush për ta përballuar këtë qëtesi e cila shpesh ka kuptimin e vetmisë,  kryen veprime nga më të ndryshmet. Dikush dehët, e dikush dehjën e kompensonë me një ekstrem tjetër që quhet hipokrizi.

Nen prizmen e kësaj qetësie brenda mëndjes sonë, njeriu mund të jete shumë kreativ. Mund  të mendojë për mendimet e veta duke notuar nëper horizontin e hapësires imagjinare  të mëndjes dhe të gjëjë copëza jete në kujtesen e tij. Ato copeza jete mund të janë në forme puzzle. Por janë ato nga të cilat mund të nxjerrën përfundime që deri tani ishin të pakuptimta.

Duke ecur nëper mëndjen tonë, kujtesa na rikthen informacionet e fshehura,  por jo edhe krejt sa ka informacione për një arsye që na duhet. Pas një ecje neper mëndjen tonë,  kujtesa mund të na sjell edhe shumë më shumë informacion se sa na duhet. Këtu tani krijojm. Ndryshe, duke e keqtrajtuar arsyen, ne e rrënojme të ardhmën.

 Vëtem duke notuar nëper hapësiren e mëndjes tënde mund të krijosh të pakten një poezi apo një thënje të mënçur e cila dikujt do i hyje në punë një ditë, e jo të merrësh më gjëra koti të cilat nuk kanë vlera apo ndonje dobi për dike tjeter, përpos për knaqësin e atyre që sigurisht të shohin si viktime.

Edhe zbuluesit më të mëdhenjë mbyllen brenda portës së mëndjes së tyre dhe aty fillojnë të hulumtojnë dhe te krijojn. Zbulojn diçka të rendesishme per njerezimin. Ata nuk e shmangin vetmin “brenda mendjes”, ata e shfrytezojn per produktivitet e jo per gjera koti.

Shembull shumë i thjeshtë i kësaj është koha kur ne duam të përgatitemi për provimin e radhës. Është moment më i përshtateshëm për tu futur më mirë në thelbin e asaj që e lexojmë, duke krijuar  harta konjitive në mendjen tonë. Harta konjtive të cilat në provim do na paraqiten para syve të mendjes, ashtu sikur pasqyra që na tregon në detaje si dukemi. Kjo është produkti i nje momenti të tille. Moment të cilin injoranti mundohet më çdo kusht ta shmang duke u perplasur në katrahuren e botes së tij “reale- ideale”.

Thuhet se injorimi është art, dhe secili duhet ta mësojë këtë forme arti. Por në këndveshtrimin tjetër, injorimi mund të jetë shpatë më dy teha, sepse secili që e përdor atë  dikur do jetë i injoruar.

Kjo ndodh sepse injoranti qe ka madhësin e një macëje, kur sheh vetën në pasqyre i duket vetja luan. Ai në fakt është një mace të cilës i ka humb lidhja mes botës së tij dhe asaj reale. Është pikërisht kjo pasqyre e tij që e bënë atë ti shikojë njerëzit e tjerë shumë të vëgjel, të padukshem, madje edhe ti shkel më” këmbet e tij imagjinare”.  Në realitet kjo nuk ka ndonje vlerë për njerëzit që vetën e shohin ashtu siç janë, të cilet jane modeli që neve na duhet. Për fatin e keq, modele të tilla pasohen shumë pak në jete.

Mp. & Mr.Sc. Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik

Back To Top