skip to Main Content
+383 49 836 643 info@shopsiko.com Webmail

Në ditën e dytë të Kongresit Ndërkombëtar “Shëndeti mendor, sfidat dhe e ardhmja”, është shtruar nevoja që fëmijët të merren në mbrojtje nga pasojat që te ta lë përdorimi i tepruar i teknologjisë.

 

https://www.koha.net/arberi/psikiatrit-apelojne-qe-femijet-te-merren-ne-mbrojtje

Profesionistë shëndetësorë u kanë bërë thirrje prindërve që të kujdesen më shumë për fëmijët që përdorin teknologjitë. Ata theksuan se përdorimi i tepruar lë pasoja të mëdha në shëndetin mendor dhe bënë thirrje që të hapen këshillimore për prindër e edhe të ndalohen platforma sociale, sikur TikToku

Në ditën e dytë të Kongresit Ndërkombëtar “Shëndeti mendor, sfidat dhe e ardhmja”, është shtruar nevoja që fëmijët të merren në mbrojtje nga pasojat që te ta lë përdorimi i tepruar i teknologjisë.
Xhezide Lumi, e cila është psikiatre e fëmijëve dhe mjeke në Zvicër, shtroi nevojën për më shumë kujdes nga prindërit.

“Prindi e sjell fëmijën 5-vjeçar që rri deri në 7 orë në telefon. Kur kthehesh dhe e sheh edhe nëna në telefon, edhe babai në telefon, plus edhe fëmijës ia kanë dhënë telefonin. Andaj unë them që duhet të punohet me prindër”, ka thënë Lumi.

Ajo dha edhe një propozim.

“Ajo çka kish qenë më e mira që nuk e di që është në Kosovë, është këshillimorja familjare. Këshillimore familjare, domethënë psikoterapeut, mjek, psikolog, logoped, pedagog, atje kanë qasje te të gjithë”, ka theksuar Lumi.

E psikiatri Burim Meta kërkoi ndalimin e rrjetit social TikTok në Kosovë, duke theksuar se efektet e tij negative te të rinjtë janë alarmante dhe kërkojnë veprime konkrete nga institucionet.

“Nëse deri më tani ne si edukatorë nuk kemi mundur të kemi impakt pozitiv te fëmijët, ne si prindër nuk kemi pasur mundësi të jemi në krye të detyrës dhe të kemi impakt pozitiv, atëherë nëse një platformë sociale, siç është Tiktoku, e cila po penalizohet në shumë vende të zhvilluara, po ndalohet përdorimi nëpër institucione publike, mendoj që duhet të ndërmerren hapa sa më konkretë, për shkak të efekteve edhe të ndalohet përdorimi i Tiktokut në territorin e Kosovës”, ka thënë Meta.

Psikologët u kanë bërë thirrje politikëbërësve për ndërgjegjësim më të madh për ta adresuar problemin e shëndetit mendor.

Kryetari i Shoqatës së Psikologëve të Kosovës, Ilir Havolli, tha se është shqetësuese mungesa e psikologëve klinikë nëpër komuna.

“Me të vërtetë ne duhet të veprojmë dhe të reagojmë në mënyrë imediate në inkorporomin e psikologëve nëpër strukturat e ndryshme publike, duke filluar nga shëndeti primar, sekondar, terciar e nga sisteme arsimore”, ka thënë Havolli.

Kongresi “Shëndeti mendor, sfidat dhe e ardhmja”, është bashkorganizuar nga Shoqata e Psikologëve të Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor.

Back To Top