Mirënjohje nga zemra për gjithçka që keni bërë! -Respekt dhe nderim për veteranët e Shëndetit Mendor!
Mirënjohje nga zemra për gjithçka që keni bërë! -Respekt dhe nderim për veteranët e Shëndetit Mendor!
Në kuadër të #Kongresit #Ndërkombëtar mbi Shëndetin Mendor, Sfidat dhe e Ardhmja, ndamë një mirënjohje të veçantë për ata që me përkushtim, pasion dhe sakrificë kanë shërbyer dhe formuar rrugën drejt përmirësimit të shëndetit mendor në vendin tonë. Këta janë veteranët, heronjtë e heshtur të një rrugëtimi të gjatë dhe plot sfida.
Nderojmë këta pionierë që kanë ndikuar në jetët e panumërta dhe kanë formësuar të ardhmen e fushës sonë:
Ferid Agani – për vizionin, rolin udhëheqës dhe lidershipin e tij në ndërtimin dhe transformimin e shëndetit mendor.
Marie Marija Culaj – për dekadat e angazhimit të saj në fushën e shëndetit mendor.
Sami Rexhepi – për përvojën e pasur dhe rolin e tij udhëheqës në fushën e shëndetit mendor.
Shaban Çoçaj – për përkushtimin dhe kontributin e jashtëzakonshem në të mirë të shëndetit mendor.
Pa këta njerëz të mrekullueshëm, fushata për përmirësimin e shëndetit mendor nuk do të ishte aty ku është sot! Ata janë simbol i fuqisë së vërtetë të përkushtimit dhe përpjekjeve njerëzore.
Shoqata e Psikologëve të Kosovës Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë Kongres nderkombetar Psikologjia dhe shëndeti