skip to Main Content
+383 49 836 643 info@shopsiko.com Webmail
TRAJNIME CILËSORE PROFESIONALE-PRISHTINË -29.09.2018

TRAJNIME CILËSORE PROFESIONALE-PRISHTINË -29.09.2018

ShoPsiKo
Shoqata e Psikologëve të Kosovës

TRAJNIM PROFESIONAL: Identifikimi i çrregullimëve neurozhvillimore tek fëmijet e moshës 5-10 vjeç, me anë të instrumenteve matëse.

Datë 29.09.2018, e Shtunë, ora 13:00 – Hotel Sirius-Prishtinë

Trajnimi u ofrohet specialistëve që trajtojnë fëmijët me çrregullime zhvillimi (mësues, psikologë, terapistë, mjekë si dhe prindërve të tyre) dhe ka qëllime të shumëfishta. Ai është hartuar për të plotësuar boshllëkun aktual në sistemin e referimit, vlerësimit dhe diagnostikimit të fëmijëve 6-10 vjeç me çrregullime neurozhvillimore. Trajnimi synon të adresojë nevojat e prindërve dhe mësuesve për të referuar fëmijën e dyshuar për çrregullime neurozhvillimore për vlerësim profesional dhe diagnostikim me ndikim në trajtimin e mëvonshëm të fëmijës si dhe synon të plotësojë edhe nevojat e psikologëve për të përdorur instrumente bashkëkohore në vlerësimin dhe diferencimin e diagnozave në zhvillimin e nxënësve në klasat I-V.
Instrumentet janë ndërtuar në mënyrë të tillë që të mund të përdoren si nga prindërit dhe mësuesit (pjesa e karakteristikave të sjelljes) ashtu edhe nga psikologët shkollorë (pjesa e matrikuluar).

–Qëllimi i trajnimit Aftësimi i aktorëve në shkollë në përdorimin e instrumenteve të vlerësimit të çrregullimeve neurozhvillimore te fëmijët në ciklin fillor (klasa 1-5).

–Objektivat e trajnimit: Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit:
1. Do të njohin larminë e çrregullimeve neurozhvillimore te fëmijët e ciklit fillor (klasa 1-5)
2. Do të aftësohen të dallojnë karakteristikat tipike të çrregullimeve në të nxënë sipas përshkrimit respektiv në DSM-V;
3. Do të aftësohen të njohin kombinimet e çrregullimeve neurozhvillimore (çrregullimet komorbide);
4. Do të aftësohen të përdorin manualin e vlerësimit të çrregullimeve neurozhvillimore
Çrregullimet që do të trajtohen janë:
–Çrregullimet gjuhësore,
–Çrregullimet e të folurit
–Çrregullimet e spektrit të Autizmit
–Çrregullimet e Inhibimit
– ADHD-çrregullimi i vëmendjes me hiperaktivitet,,
–ADD-çrregullimi i vëmendjes,,
–HD,çrregullimi i Hiperaktivitett
–Çrregullimet specifike te të nxenit:
–Disleksi(çrregullimet në lexim),
–Diskalkuli (çrregullimet në llogaritje),
–Disgrafi(çrregullimet në shkrim)
–Çrregullimet motorike.

Trajnimi zhvillohet nga Mp. & Mr.Sc. Ilir Havolli, Psikolog Klinik

Çmimi për trajnim është 15 euro, ndersa anëtarët e ShoPsiKo, dhe studentat kanë zbritje 25%.

Trajnimi zhvillohet në ambient dinjitoz Hotel Sirius,, Prishtinë

Datë: 29. Shtator 2018, ora 13:00

Rezervo: 048-836-643 // 045-436-884
Apo në email: info@shopsiko.com /// shopsiko@gmail.com

Back To Top