Ishte kënaqësi të të kishim në mesin tonë, Xhezide Xhida Lumi. Të përfitosh njohuri nga një person me vlera të larta dhe një profesioniste psikiatre për fëmijë, rreth punës që prindërit duhet të bëjnë me fëmijët, është me të vërtetë mbresëlënëse.
Sollëm për herë të parë në Kosovë trajnimin profesional me metodën LTP, realizuar në mënyrë profesionale nga Dr. Xhezide Xhida Lumi, Psikiatre dhe Psikoterapiste për Fëmijë, Adoleshentë dhe Familje – Zvicër. Falënderojmë për gjithçka që solle mes nesh, si dhe falënderojmë profesionistët e pranishëm në sallë dhe online për pjesëmarrjen e tyre.