skip to Main Content
+383 49 836 643 info@shopsiko.com Webmail
Trajnimi ABA Përfundoi Sot Pas Katër Ditëve Të Suksesshme.

Trajnimi ABA përfundoi sot pas katër ditëve të suksesshme.

#ShoPsiKo

✅Trajnimi ABA përfundoi sot pas katër ditëve të suksesshme.

▪Ky trajnim shënoi një moment të rëndësishëm për të gjithë pjesëmarrësit. Gjatë këtyre ditëve, trajnimet u zhvilluan në mënyrë interaktive dhe me përkushtim profesional, duke përfshirë teori dhe praktikë për ndërhyrjet efektive te fëmijët me nevoja të veçanta.

▪Sot, trajnimi u drejtuan nga znj. Bruna Abdyli, psikologe keshillimi dhe shkollore, terapiste ABA dhe drejtuese e qendres ALPHA, e cila ndau njohuri dhe strategji të vlefshme për zbatimin e ABA-së në situata të përditshme. Përmes përmbajtjes së strukturuar dhe ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit u pajisën me mjete të reja për të ndihmuar në zhvillimin e aftësive të fëmijëve dhe për të promovuar përparimin e tyre në fusha të ndryshme.

▪#SHOPSIKO falenderon te gjithe kandidatet prezent ne salle dhe online per pjesemarrjen, per besimin dhe angazhimin e tyre.

▪Ky trajnim shërbeu jo vetëm për të rritur njohuritë, por edhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes profesionistëve dhe prindërve, duke përqafuar rëndësinë e punës së përbashkët në përmirësimin e jetës së fëmijëve me nevoja të veçanta.

🔹Urime të gjithë pjesëmarrësve për përkushtimin e tyre dhe falënderime për organizatorët dhe trajnerët që bënë të mundur realizimin e këtij programi me kaq shumë sukses!

Shoqata e Psikologëve të KosovësShoqata e Psikologëve të ShqipërisëPsikologjia dhe shëndetiKongres nderkombetar

#ABA#TrajnimProfesional#AnalizaEaplikuarESjelljes#ZhvillimiFëmijëve#NevojaTëVeçanta#MbështetjeProfesionale#MësimDhePraktikë#NdikimPozitiv#EdukimiSpecial#RritjeDheZhvillim

Back To Top