skip to Main Content
+383 49 836 643 info@shopsiko.com Webmail
Ngacmimi Seksual I Klientëve/pacientëve Në Vëndin E Punës -DENONCOJË

Ngacmimi seksual i klientëve/pacientëve në vëndin e punës -DENONCOJË

Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik..

Edhe pse niveli shumë i lartë i arsimimit dhe niveli shumë i lartë i arritjeve profesionale të terapistit janë tregues që numërohen shpesh. Këta individë me një arritje aq të madhe në karrierren e tyre nuk mund të themi se nuk tentojnë që të bëjnë ndonjë ngacmim seksual, pra ata i keqperdorin dhe i shfrytëzojn arritjet e tyre profesionale

Sikur të precizoheshin rregullat dhe detyrimet në kodin etikë për çdo profesion ashtu edhe për profesionin e psikologut dhe doktorit dhe këto rregulla të shkileshin nga e ana e profesionistit, atehere këtu kemi të bëjmë me shkelje dhe pa përgjegjesi profesionale andaj kjo është vepër penale dhe duhet të paraqitet dhe të dënohet në mënyrë që të ketë shërbime të mirfillta në ushtrimin e detyrës.

Por çka ndodh në realitietin të cilin e jetojmë.

Ngacmimi seksual në vëndin e punës, jo që merret si vepër penale, por merrët si mburrje apo krenari, merrët si ekzaltim për motivim në punë, dukë cenuar kështu edhe të drejtat e klientit-pacientit.

Ndodh rëndom që një klient bie pre e intrigave të një profesionist dhe atë mu në zyren, klinikën apo ordinancën në të cilen ka shkuar nga “halli” për të ndarë një shqetësim apo për të marrë nje ndihmë profesionale.

Dhe çka merr në këmdim të “hallit” të tij/saj?

Merr një “ndihmë profesionale” të quajtur ngacmim dhe cenim të dinjitetit te tij/saj si klient apo pacient.

Si pasojë e kësaj, kta individ kaplohen nga gjëndje depresive të cilat mund të eskalojnë edhe ne pasoja të riparueshmë.

Ndërsa, ata që bënjë këto ngacmime dhe cenime të dinjitetit njerëzor, “ata maskohen  si persona të sukseshëm”, fytyra të cilat do të ngriten në piedestal për aq kohë sa “heshtja e njeriut në hall vazhdon”

ANDAJ, JU LUTËM, TË GJITHË ATA QË BIEN PRE E NGACMIMËVE TË TILLA, MOS HESHTNI, MOS HEZITONI DHE LAJMËRONI KËTO RASTE, SEPSE LIGJI FUNKSIONON NË MËNYRE PËRFEKTE, NDËRSA DENONCIMI I KËTYRE “PSEUDO-PROFESIONISTËVE” ËSHTË SIGURI PËR FËMIJET TUAJ, QË NESËR ATA TË MOS E KANË FATIN TËND.

Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik..

Back To Top