Iniciativa për themelimin imediat të Odes së Psikologëve të Kosovës
Duke u nisur nga gjithëperfshirja e ShoPsiKo, përkatesisht neni 3, pika 2 dhe neni 4 pika 1 e statutit të Shoqates së Psikologëve të Kosovës, u thirr debati me temen “Sfidat dhe e ardhmja e Psikologjisë në Kosovë”, debat ky që identifikoi problematikat dhe sfidat me të cilat po pèrballet roli i psikologut në Kosovë si pasoje e mungeses së organizimit institucional.
Duke falenderuar të gjithë pjesëmarrësit që dhanë kontributin e tyre, në këtë debat pjesënarrës ishin profile të:
Psikologjisë Klinike,
Psikologjisë shollore dhe këshillimit,
Psikologjisë oranizative dhe menaxheriale,
Psikologjisë organizative dhe sociale,
Psikologjisë së përgjithëshme- arteve,
Psikologji klinike dhe shëndeti.
Nga ky debat u dakordua njëzeri se është nevoje imediate te merret iniciativa për themelimin e Odes së Psikologëve të Kosovës, më një gjithëperfshrirje te të gjitha profileve të Psikologjisë, si një mundesi e vetme per fuqizimin e rolit të psikologut në Kosovë.
Në këtë takim u formuan grupet punuëse për profilet që ishin prezent në takim, për të përshtatur dhe modeluar draft ligjin për Oden e Psikologëve të Kosovës.
Iniciativa për themelimin e Odes së Psikologëve të Kosovës, do tu drejtohet të gjitha ministrive përkatëse në Kosovë dhe institucionëve qeveritare të Republikes së Kosovës, bashkë më arsyetimin dhe domosdoshmërine imediate për themelimin e Odes së Psikologëve të Kosovës.
Rruga dhe procesi do të jene sa sfiduese dhe sfilites, po aq edhe impenjuese ngase çdo mund dhe sakrific do kete rezultatet e saj, duke pasur kështu besim të plotë tek institucionet e Kosovës.
Presim kontributin e të gjithë psikologëve në Republiken e Kosovës.
Debati do të jepet në formë mediatike ditet në vijim.
ShoPsiKo – Prishtinë – 26.12.2018