NJOFTIM PËR ZHVILLIMET E FUNDIT RRETH THEMELIMIT TË ODES SË PSIKOLOGËVE TË KOSOVËS, MË GJITHËPËRFSHIRJE..
Të nderuar kolege/ë Psikologë.
Ndjej obligim moral dhe etik që të ju informojë për gjendjen aktuale të Psikologjisë, e në veçanti për zhvillimet e fundit.
Ju informojmë se ne Psikologët Klinik, deri me datë 17 Janar 2019 kemi qenë pjesë e OMK dhe nga data 17 Janar, ne jemi dëbuar nga OMK duke e gjetur veten në rrugë.
Mund të thuhet se ka shkelje ligjore, mund të dilet se ka heronj në mesin e delegatëve të psikologëve klinik që kemi qenë të deleguar në OMK, por e vërtëta është gjithmonë e padukshme ose enigmatike.
Ajo që mund t’ju themi është se, duke parë punën aspak transparente por për habin me të madhe duke parë punën tejet tinzare të vet Psikologëve në raport më njeri-tjetrin, është shkaktuar kjo gjendje e disfavorizuar dhe e papërshtatshme, meqenëse nuk arrjmë dy persona t’i bëjmë bashkë( unitet kohezional) nga fakti se ekzistojnë ambicie të ndryshme.
Duke u sfiduar përballë kësaj situate të katandisur si një katrahurë kaotike, Shoqata e Psikologëve të Kosovës ka marrë iniciativën efiçiente për themelimin e Odës së Psikologëvë të Kosovës, me gjithëpërfshirje. Pra një Odë në të cilën do të inkorporohen të gjitha fushat e Psikologjisë në Kosovë të cilat janë si mos më keq në të gjitha përmasat.
Më debatin e mbajtur më datë 26.12.2018, ku ishin prezent përfaqësues nga të gjitha profilet e Psikologjisë në Kosovë, u formuan edhe grupet e punës.
Gjatë kësaj kohe në vazhdimësi kemi punuar rreth drafit duke angazhuar kështu edhe ekspert të jashtem dhe së bashku me të gjitha grupet punuëse te të gjitha profilëve të psikologjisë në Kosovës kemi arritur të përpilojmë draftligjin që vëndose në binare dhe rregullon një here e përgjithmonë katrahurn që mbizotrn në Psikologji në Kosovë
Ky draftligj është dorëzuar në qeveri me çrast pritet procedimi i shpejt i këtij draftligji për miratim në kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ky draftligj e rregullon përfshirjen e të gjitha profileve të psikologjisë në një organizim të përbashket institucional dhe një herë e përgjithmonë vendos psikologjinë në binaret e saj, dhe e nxjerr nga hendeku i thellë ne të cilin është futur.
Më datë 26 Janar 2019, jemi pritur në zyren e kryministrit ku kemi takuar niveleet qeveritare përfshi kryminsitrin e Repubikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj, zv. ministrin e Shëndetësis z Ali Berisha, kabinetin qeveritar nga të cilet kemi marr përkrahje të parezerve për themelimin e Odes së Psikologëve të Kosovës, më gjithëpërfshirje, ku do të inkorporohen të gjitha profilet e psikologjisë në Kosovë.
Nuk do të ketë Oda të veqanta, nuk do të ketë të veçantë Ode të Psikologëve Klinik, nuk do të ketë të veçantë Ode të Psikologëve Shkollor, nuk do të ketë të veçante Ode të Psikologëve Organizativ, apo të asnjë profili në formë të veçantë, por do të ketë Ode të përbashkët për të gjitha profilet e Psikologjisë në Kosovë, pra Ode të Psikologëve të Kosovës.
E kuptojmë shqetësimin e disa individëve të cilët kërkojnë Oda të veçanta, e kuptojmë shqetësimin e tyre sepse për shumë individe, Oda e Psikologëve të Kosovës, do të thotë “Vdekje Klinike”, sepse në këtë mënyre do të ndalet hovi i degradimit të rolit të Psikologut në Kosovë dhe do të forcohet sundimi i ligjit dhe etikës profesionale të Psikologëve në Kosovë.
Së fundmi ju njoftoj se gjatë ditës së sotme kemi takuar grupe parlamentare nga të cilet kemi marrë përkrahje maksimale, dhe së shpejti ne presim që drafligji të procedohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Duhet një herë e mirë të kuptohet, se të gjithë ata që tentojnë ta presin rrugën e nisur me plotë motivacion energjik nga Shoqata e Psikologëve të Kosovës, për themelimin e Odes së Psikologëve të Kosovës, një ditë do të publikohen hapur për të githë punën dhe dëmet që i kanë shkaktuar me influencë destruktive Psikologjisë në Kosovë, deri në cënimin e Psikologëvë të të gjitha fushave për të themeluar një Odë të përbashkët që është shpetimi i Psikologjisë në Kosovë dhe që quhet Oda e Psikologëve të Kosovës.
Ju faleminderit për mirëkuptim.
Më respekt,
Shoqata e Psikologëve të Kosovës.